Zgjedhjet për Anëtarët e Senatit Akademik

Albanian University konform legjislacionit në fuqi dhe rregulloreve të brendshme do të zhvillojë në datën 30 tetor 2019 zgjedhjet për anëtarët e Senatit Akademik.

Zgjedhjet mbahen nga anëtarët e Asambleve të Personelit Akademik të tre Fakulteteve të Albanian University: Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike dhe Fakultetit të Shkencave Shoqërore.

Votimi do të zhvillohet nga ora 12:00 deri në orën 15:00 në ambientet e bibliotekës së godinës qendrore.

Listat e zgjedhësve janë të publikuara në ambientet e Albanian University.

Për çdo informacion drejtohuni te Komisioni Institucional i Zgjedhjeve.

Të gjithë Anëtarët e Asambleve të Personelit Akademik janë të lutur të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm.