Albanian University
NUIS J82025002B
Tiranë, më 4 Nëntor 2024
Vende Vakante
Viti akademik 2024-2025
Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
Departamenti i Shkencave Ekonomike: 3 vende vakante
A. 1 (një) personel akademik me kohë të plotë (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor të “Manaxhimit”.
Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
1. Të kenë mbrojtur Doktoratën në fushën e Manaxhimit dhe ekspertizë të spikatur në fushat përkatëse;
2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë) të studimeve Master, nëse nuk ka Doktoraturë;
3. Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune dhe eksperiencë në mësimdhënie;
4. Të kenë njohuri të mira profesionale të gjuhës angleze.
5. Të kenë njohuri të mira në lëndët që duan të angazhohen.
B. 2 (dy) personel akademik me kohë të plotë (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor të “Financë Kontabilitet”.
Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
1 Të kenë mbrojtur Doktoratën në fushën e Financë Kontabilitet dhe ekspertizë të spikatur në fushat përkatëse;
2 Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë) të studimeve Master, nëse nuk ka Doktoraturë;
3 Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune dhe eksperiencë në mësimdhënie;
4 Të kenë njohuri të mira profesionale të gjuhës angleze.
5 Të kenë njohuri të mira në lëndët që duan të angazhohen.
Ø Të interesuarit mund të aplikojnë me një CV dhe letër interesi në adresën elektonike e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al.
Ø Aplikimet janë të hapura deri më 30 Nëntor 2024.