![](https://albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2021/03/Shëndeti-Oral-në-udhëkryq-Sfida-të-reja-në-erën-e-Covid-19-1-1024x666.jpeg)
Konferenca u organizua e kombinuar me prezencë fizike dhe online.
Ne fjalën e saj Prof.Dr Kaliopi Naska, rektore në AU vlerësoi organizatorët dhe pjesëmarrësit për sfidën e fituar me organizimin e kësaj konference në kushtet që dikton pandemia.
Dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore në AU Phd.Erda Qorri inkurajoi studentët pjesëmarrës me punimet e tyre shkencore për seriozitetin në përvetësimin e kritereve shkencore të prezantimeve si një nisje e mirë në rrugën e kërkimit shkencor.
Drejtuesja e Departamentit të Stomatologjisë PhD. Nilena Eriksen shprehu mbështetjen e departamentit mbi studentët që shfaqin interes në kërkimin shkencor një frymëzim që departamenti e nxit prej 15 vitesh duke krijuar nje traditë që e vë këtë departament në pararojën e kësaj sfide ne Albanian University.
![](https://albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2021/03/Shëndeti-Oral-në-udhëkryq-Sfida-të-reja-në-erën-e-Covid-19-1-1024x666.jpeg)
![](https://albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2021/03/1-Shëndeti-Oral-në-udhëkryq-Sfida-të-reja-në-erën-e-Covid-19-1024x766.jpeg)