Albanian University Bashkëorganizator në Konferencën Ndërkombëtare : “Studimet krahasimore në shoqërinë moderne- Ballkani nê një qasje të integruar dhe krahasimore”

“Albanian University” në cilësinë e bashkëorganizatorit së bashku me Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, 7 universitete të tjera të rajonit dhe me nxitësin energjik të kësaj konference me “Balkan Sociological Forum”, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ndërdisiplinore dyditore me temë “Studimet krahasimore në shoqërinë moderne- Ballkani në një qasje të integruar dhe krahasimore. Rektorja e “AU”, Prof.Dr. Kaliopi Naska përshendeti të këtë edicion të katërt të Forumit Sociologjik të Ballkanit duke e cilësuar si një kontribut i jashtëzakonshëm në fushat e kërkimit shkencor me fokusin kryesor tek Multikulturalizmi si Teori Sociale, Vendet e Ballkanit në vlerësimin krahasimor të PISA, Migrimi, Integrimi dhe Globalizimi që në kontektsin e pandemisë marrin një vlerë edhe më të madhe. Ky forum i katërt u organizua online dhe i kombinuar me praninë fizike në Universitetin e Prizrenit në Kosovë