Ditën e martë, datë 14.06.2022, në ambientet e “Albanian University” u organizua workshop-i me temë “EU-Western Balkans Cooperation: Thinking of New Possibilities for Development”, si aktivitet përmbyllës në kuadër të modulit Jean Monnet, EUWEB (EU-Western Balkans Cooperation on Justice and Home Affairs), në të cilën “Albanian University” është partner. Gjatë workshop-it u diskutuan rezultatet e modulit EUWEB, materialet e publikuara, mobilitetet Erasmus të zhvilluara deri më tani në kuadër të tij, si dhe mundësitë e ardhshme të forcimit dhe zgjerimit të bashkëpunimeve. Në workshop ishin të pranishëm përfaqësuesit e Universiteteve partnere të angazhuara në modulin EUWEB.
Në fjalën e saj Prof. Teresa Russo, drejtuese e projektit vlerësoi bashkëpunimin me të gjithë partnerët dhe në veçanti falenderoi “Albanian University” për organizimin e këtij aktiviteti përmbyllës, si dhe publikimin e materialeve të konferencës për vitin 2021 në revistën “Optime”.
Të ftuarit u përshëndetën edhe nga rektori i “Albanian University”, Prof. Pavllo Kongo dhe Dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Prof. Kaliopi Naska, të cilët vlerësuan bashkëpunimin me Universitetin e Salernos, si një bashkëpunim të frutshëm dhe të vazhduar, i cili ka krijuar mundësi shkëmbimi për studentë dhe staf të Universitetit.
Të pranishmit shprehën dëshirën dhe vullnetin e vazhdimit të bashkëpunimit dhe aplikimeve në projekte të përbashkëta në të ardhmen.