Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të vendosur midis Kirchliche Pedagogische Hochschule Wien/Krems dhe “Albanian University” u zhvillua sot takimi I parë midis dy institucioneve. Kjo marrëveshje ka në fokusin e saj mobilitetin e stafit akademik dhe studentëve të programeve të studimit që ofron Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes.
Delegacioni i Kirchliche Pedagogische Hochschule Wien/Krems kryesohej nga Rektori Christoph Berger.
Rektorja e Albanian University Prof.Dr. Kaliopi Naska i falenderoi miqtë austriakë për ofrimin e mundësisë së mobilitetit për studentët dhe pedagogët e Departamentit te Edukimit dhe Anglishtes në kuadër te Erasmus + dhe shprehu dispozitën e universitetit për të përfituar nga kjo mundësi dhe për të zhvilluar mundësi më të thelluara të bashkëpunimit si organizime të përbashkëta në konferenca shkencore, studimet të përbashkëta në fushën e edukimit, ku ky universitet është i mirënjohur.
Zv.Rektorja e ”Albanian University” As. Prof.Dr. Aida Dama bëri për miqtë austriakë një ekspoze të “Albanian University” si më i madhi universitet jopublik në vend duke u fokusuar në objektivin për ndërkombëtarizim të Universitetit duke nisur nga zgjerimi i bashkëpunimit me partnerë seriozë dhe konkretizimin e ketij bashkëpunimi në projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore.
Kordinatori I Projektit Thomas Schrei tha se : “Ky bashkëpunim që nis me këtë mobilitet synon të ndërtojë trupa të përbashkëta studentore e pedagogjike midis dy universiteteve duke forcuar në këtë mënyrë marëdhëniet mes palëve”.