Vizitë në muzeun, arkivën dhe bibliotekën e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

Studentë dhe kërkues shkencorë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore dhe Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike, në kuadër të infrastrukturës kërkimore RESILIENCE në të cilën “Albanian University” është partner, ishin sot në vizitë në ambjentet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për të vizituar muzeun, arkivën dhe bibliotekën e saj. Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj shoqëroi të pranishmit gjatë kësaj vizite dhe i njohu ata me historinë e Bektashizmit përmes veprave të ruajtura në muze dhe në bibliotekë. Studentët shprehën interes për kulturën dhe historinë bektashiane dhe i drejtuan Kryegjyshit Botëror pyetje lidhur me to. 

Kryegjyshata Botërore Bektashiane është një partner i rëndësishëm i “Albanian University” në kuadër të infrastrukturës kërkimore RESILIENCE, duke mundësuar pasurimin e studentëve dhe kërkuesve shkencorë me informacione në drejtim të historisë, artit dhe kulturës së këtij komuniteti. Pasurim që vazhdon dhe thellohet aktivitet pas aktiviteti të organizuar në bashkëpunim.