Ekspozita e organizuar nga Biblioteka Kombëtare të Shqipërisë me temë “Udhëtarë francezë në Ballkan e Orient”

Studentë dhe staf akademik të Fakultetit të Shkencave Shoqërore dhe Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike, me ftesë të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ishin sot të pranishëm në ekspozitën me temë “Udhëtarë francezë në Ballkan e Orient”. 

Nëpërmjet kësaj ekspozite synohet paraqitja e një pjese të botimeve të udhëtarëve francezë në Levant, Ballkan, Bullgari, Kostandinopojë, Greqi, Shqipëri etj. Një vend të veçantë zënë edhe përkthimet e disa botimeve në gjuhën shqipe. Kjo ekspozitë shoqërohet me ilustrime/riprodhime nga materialet bibliotekare të ekspozuara, si: veshje karakteristike shqiptare të zonave të ndryshme të Shqipërisë dhe të vendeve të ndryshme të Ballkanit, ceremoni të ndryshme festive, pamje qytetesh, pamje panoramike shqiptare ose ballkanase, portrete të personaliteteve francezë, të dhëna statistikore, harta etj. 

 Ekspozita pati një impakt të veçantë tek studentët e Departamentit të Art Dizajnit, të cilët shprehën interesin për t’u kthyer sërish dhe për të patur mundësinë e thellimit të informacionit të marrë përmes saj.