Prezantimi i RESILIENCE në Konferencën Ndërdisiplinore Ndërkombëtare “The role of Technology in the Shaping of Society”

Grupi kërkimor i “Albanian University” i angazhuar në infrastrukturën Kërkimore Shkencore RESILIENCE, ishte i pranishem ditën e premte, datë 11.11.2022 në Konferencën Ndërdisiplinore Ndërkombëtare “The role of Technology in the Shaping of Society” të organizuar nga Shoqata Sociologjike Shqiptare në bashkëpunim me Shkollën e Drejtorëve dhe partnerë të tjerë, e zhvilluar në Universitetin “Kadri Zeka”, Gjilan, Kosovë. Në sesionin shkencor mbi “Kulturën, artin, sferën publike dhe komunikimin”, Prof. Asoc. Dr. Genta Rexha, Dr. Gilberta Hadaj dhe Dr. Elisabeta Shehu patën mundësi të njohin të pranishmit me infrastrukturën kërkimore shkencore, objektivat dhe ecurinë e deritanishme të saj. Të pranishmit shprehën interes të veçantë për rezultatet e deritanishme të projektit, si dhe impaktin afatgjatë që do të ketë mbi kërkuesit shkencorë, komunitetet fetare dhe strukturat vendimmarrëse bashkëveprimi me RESILENCE.