Vende Vakante Viti akademik 2019-2020, semestri i dytë

Albanian University

 

                                                                            Tiranë, më 15 Janar  2020

Vende Vakante

Viti akademik 2019-2020, semestri i dytë

 

Albanian University për semestrin e dytë të vitit akademik 2019–2020, paraqet si më poshtë vendet vakante për plotësim të personelit akademik dhe kriteret që kandidatët duhet të plotësojnë :

 

Fakulteti i Shkencave te Aplikuara dhe Ekonomike

3vende vakante

 

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit, “Ligjin për Arsimin e Lartë 80/2015” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:

 

  • Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve në profilin përkatës, sipas lëndës që do të mbulojnë me mesatare mbi 8 (tetë);
  • Preferohet eksperiencë në mësimdhënie dhe eksperiencë profesionale, e lidhur me lëndën që do të mbulojnë;
  • Preferohet që aplikantët të kenë gradën shkencore “Doktor”;
  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme personale për vendin e punës, si aftësi komunikimi etj.

 

  1. Departamenti I Inxhinierive – 3 vende vakante

 

  1. 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesorë/lektorë) në fushën e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.

 

Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushën e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
  2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
  3. Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune.
  4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
  5. Të kenë njohuri të mira në lëndët:
  • Teoria e fushës elektromagnetike,
  • Elektronika e fuqisë,
  • Sisteme elektronike,
  • Projektimi i qarqeve dixhitale,
  • Komunikimi numerik.

 

  1. 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesorë/lektorë) në fushën e Inxhinierisë Elektronike, Teknologjisë së Informacioni, Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike ose ekuivalente.

 

Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushën e Inxhinierisë Elektronike, Teknologjisë së Informacioni, Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike ose ekuivalente.
  2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
  3. Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune.
  4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
  5. Të kenë njohuri të mira në lëndët:
  • Arkitektura e kompjuterave,
  • Baza të dhënash 2,
  • Teknologjia WEB,
  • Programimi Java dhe aplikime.

 

  1. 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesorë/lektorë) në fushën e Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë Mekatronike ose ekuivalente.

 

Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushën e Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë Mekatronike ose ekuivalente.
  2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
  3. Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune.
  4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
  5. Të kenë njohuri të mira në lëndët:
  • Matje mekanike dhe termike,
  • Transmisione hidropneumatike,
  • Zbatimi dhe standardet teknologjike të sistemeve të energjisë,
  • Sistemet e menaxhimit te energjisë.