Albanian University për vitin akademik 2024 – 2025, semestri i parë paraqet si më poshtë vendet vakante për plotësim të personelit akademik dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
2 vende vakante
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit, “Ligjin për Arsimin e Lartë 80/2015” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:
· Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve në profilin përkatës, sipas lëndës që do të mbulojnë me mesatare mbi 8 (tetë);
· Preferohet eksperiencë në mësimdhënie dhe eksperiencë profesionale, e lidhur me lëndën që do të mbulojnë;
· Preferohet që aplikantët të kenë gradën shkencore “Doktor”, ose titullin “Prof.Asoc.Dr”, “Prof.Dr.”.
· Të zotërojnë aftësitë e nevojshme personale për vendin e punës, si aftësi komunikimi etj.
A. Departamenti i Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative: 2 vende vakante
I. 2 vende pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushën e Shkencave Juridike.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
– Të kenë gradën shkencore “Doktor i shkencave”, grada “Prof. Dr./Prof. Asoc.” përbën avantazh;
– Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë);
– Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune dhe eksperiencë në mësimdhënie;
– Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh;
Ø Të interesuarit mund të aplikojnë me një CV dhe letër interesi në adresën elektonike e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al.
Ø Aplikimet janë të hapura deri më 31 Gusht 2024.