Studentët e Infermierisë morën pjesë aktive në leksionin e hapur :” Profesioni dhe karakteristikat e punës së infermierit” të mbajtur për ta nga pedagogia e Departamentit të Infermierisë, Dr. Juventina Ngjela

Profesoreshë Ngjela  e lidhi prezantimin e saj me rolin e pazëvendësueshëm të infermierit në kontekstin  e pandemisë që po vijojmë të përjetojmë si edhe ngriti në nivelin teorik kornizën e detyrave dhe përgjegjësive që personeli infermieror duhet të përmbushë në ushtrimin e profesionit dhe  domosdoshmërine e përditësimit me të rejat shkencore, pjesëmarrjen në aktivitete kualifikuese dhe respektimin e  ligjeve shtetërore.

Pedagogia  njohu studentët me Kodin Etik Deontologjik të Infermierit si karta bazë ku përmblidhen rregullat dhe parimet e vlerave etike  të profesionit siç janë altruizmi, dinjiteti, barazia.