Arkitekti dhe grafik dizajneri Klit Burda, i cili ka realizuar digjitalizimin e veshjeve tradicionale shqiptare të trevës së Mirditës, në kuader të projektit STITCH, ishte i ftuar sot nga Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike, Departamenti i Art-Dizanjit

Eksperti Burda prezantoi përpara studentëve të “Albanian University” punën e kryer për digjitalizimin e kësaj veshjeje.

Ai e cilësoi këtë proces si një vlerë të shtuar për trashëgiminë kulturore shqiptare,  ku “Albanian University”, një nga katër vendet partnere të STITCH,  është shndrruar në një kontributor të vyer të ruajtjes së trashëgimisë kombëtare shqiptare.

Studentët e Art- Dizajnit të “Albanian University” janë pjesë aktive e projektit STITCH , pasi nën kujdesin e profesorëve të tyre, ata po përgatiten që të marin pjesë në konkursin ndërkombëtar me objekte të krijuar nga ata, të frymëzuar nga krijimtaria artistike e veshjeve tradiconale shqiptare ndër shekuj.