Departamenti i Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative në “Albanian University” ftoi për një leksion të hapur diplomatin Arben Çejku, Drejtues i Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë

“Stabiliteti i brishtë i rajonit dhe impakti në interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve”- tema që po analizon sot z. Çejku do t’ju ndihmojë që konceptet shkencore të marra nga pedagoget t’i pasuroni e pse jo t’i përballni me ekspertizën, faktet dhe qasjen empirike”- u shpreh Dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore Prof.Dr. Kaliopi Naska.

Zoti Çejku u shpjegoi  fillimisht studentëve një përkufizim  gjeostrategjik të konceptit “ rajon”.

Më pas, me anë të një pyetjeje retorike : ” Përse (Jo) stabilitet? “, ai ofroi për studentët treguesit e stabiltetit dhe të instabiltetit rajonal dhe u shpjegoi atyre se cilat do të ishin pikat e forta në interesin tonë kombëtar, ku rradhiti: Anëtarësimin në NATO dhe BE të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë, bashkëpunimet rajonale gjithëpërfshirëse, investimin për një dialog më të hapur rajonal.

Interesi maksimal i studentëve dëshmoi për një brez të rinjsh që kanë në interes dhe fokus stabiltetin rajonal dhe forcimin e pozitave të Shqipërisë e shqiptarëve në rajon. 

Z. Çejku i dhuroi bibliotekës së “Albanian University” kopje të botimit e tij të fundit në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare :” Sovraniteti versus Integriteti”