Studentë të Departamentit të Art- Dizajn-it në Albanian University -pjesë e Konkursit Ndërkombëtar në kuadër të projektit STITCH

Vijon prezantimi dhe përzgjedhja e punimeve më të mira të studenteve të Departamentit të  Art-Dizajnit, frymëzuar dhe bazuar në elementë të traditës sonë kulturore, një konkurs i zhvilluar  në kuadër të projektit STITCH – Safeguarding and Teaching Intangible Textile Cultural Heritage,  një bashkëpunim i Departamentit të  Art-Dizajnit me Zyrën e  Koordinimit dhe Mbështetjes së Studentëve.

Larmishmëria e elementeve autentikë, të stilizuara me finesë, tregon më së miri edhe origjinalitetin e këtyre punimeve, por njëkohësisht shton vështirësinë e përzgjedhjes së fituesit  nga ana e komisionit të drejtuar nga  profesori  Andi Papastefani. 

Punimet më të mira, të gjykuara me transparencë edhe nga vetë pjesëmarrësit e këtij konkursi do t’i nënshtrohen edhe një vlerësimi nga specialistë ndërkombëtarë të fushës. 

Konkursi vazhdon