Studentë të Albanian University- pjesë të fushatës së dhurimit të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë

Studentë të Albanian University i janë bashkuar fushatës së dhurimit të gjakut në ndihmë të fëmijëvë talasemikë të ndërgjegjshëm se kush dhuron gjak, shpëton jetë.

Ekipet e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të gjakut janë pozicionuar në mjediset e Bibliotekës qendrore në Albanian University duke respektuar protokollet e dhurimit të gjakut në përshtatje me kushtet e distancimit që dikton pandemia.

Kjo fushatë do të zgjasë një javë dhe janë të mirëpritur të gjithë studentët e stafet akademike e ato mbështetëse t’I bashkohen kësaj kauze.