Rektori i Albanian University, Profesor Doktor Pavllo Kongo fton studentët e pavaksinuar të vaksinohen me qëllim vijimin e mësimit në auditore

Rektori I Albanian University, Profesor Doktor Pavllo Kongo  I ka dërguar një  mesazh të gjithe studentëve  të Albanian University . në kontekstin e zhvillimeve të fundme të situates së pandemisë ku I fton të gjithe ata që nuk janë vaksinuar ende, të vaksinohen.

“ Përshëndetje të dashur studentë,

Nëpërmjet këtij e-maili dëshirojmë të falenderojmë përzemërsisht studentët që i janë përgjigjur thirrjes tonë për vaksinim.

Paraprakisht, ky falenderim shkon edhe për studentët që ne besojmë se do t’i bashkohen kësaj nisme së shpejti, me objektivin e përbashkët, vijimin e vitit akademik në mënyrë efektive, mbi të gjitha në auditor.

Së bashku, do t’ja dalim!”