Në datën 16 maj 2024 në kuadër të zbatimit të projektit Evropian RESILIENCE u zhvillua në sallën e bibliotekës së AU-së Simpoziumi shkencor“At’ Gjergj Fishta figurë e shquar e veprimtarisë klerike, arsimore, politike, diplomatike dhe artistike, që ka lënë gjurmë në historinë kombëtare.” organizuar nga “Albanian University” në kuadër të infrastrukturës kërkimore shkencore RESILIENCE, në praninë e Rektorit të “Albanian University” Prof. Dr. Pavllo Kongo dhe të pjesmarrjes së Imzot Arjan Dodaj Arqipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe i Durrësit. Kumtimi shkencor u krye nga Imzot Arjan Dodaj, Prof. Dr. Kaliopi Naska dhe Prof.Asoc. Dr. Jordan Daci. Të tre lektorët evidentuan veprimtarinë letrare, artistike, arsimore, klerike, politike, diplomatike parlamentare dhe juridike, të At. Gjergj Fishtës, i cili përfaqëson një nga figurat që ka kontribuar në zhvillimin e vetëdijes shqiptare, mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, deputet në parlament, me synimin për të integruar Shqipërinë në Europë dhe bërjen prezent të kulturës fetare perëndimore të krishterë, në dobi të kombit shqiptar. Studentëve iu dha mundësia të përfitonin njohuri të çmuara për këtë figurë “Nderi i Kombit”, duke vlerësuar dhe porosinë e At. Fishtës se: “duhet të mësojnë shkencën dhe të gjithë duhet ta vënë atë në jetë në dobi të kombit të tyre, dhe se elementi katolik shqiptar ka gjithë interesin si nga pikëpamja kombëtare ashtu dhe besimtare të qëndrojë i bashkuar me Shqipërinë e pavarur, sepse kleri ka shkëlqyer në fushën e dituris, si dhe në atë të atdhetarizmës.”