Sot në ambjentet e Albanian University u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Albanian University përfaqësuar nga Rektori Prof.Dr. Kaliopi Naska dhe “English Teaching and Training Center” përfaqësuar nga drejtori i përgjithshëm Z.Manfred Mbella Mbome.
Kjo marrëveshje synon të shtrijë bashkëpunimet në fushēn akademike dhe të shkëmbimeve kulturore në kontinentin Afrikan të Albanian University.
Përfaqësuesit e ETTC e shohin Albanian University si një universitet të mirëstrukturuar dhe vlerësojnë shumë cilësinë akademike të tij si një mundësi për studentë afrikanë që duan të studiojnë nē Shqipëri sikundër bëjnë në UK dhe Francë.
Nga ana e tij Albanian University që ka tashmë një përvojë të kondoliduar me studentë italianë garanton krijimin e kushteve për edukim cilësor, mësimdhënie dhe praktika profesionale për studentë të huaj që flasin gjuhën shqipe duke krijuar në këtë mënyre mjedise multkulturore studentore.