Në ambjentet e Albanian University u mbajt sot Konferenca Ndërkombëtare e organizuar nga nga Departamenti I Farmacisë me temë: “Edukimi mjekësor dhe Shëndeti Publik. Hulumtimi Shkencor në Situatën e Pandemisë COVID-19. Diagnostikimi, Trajtimi dhe Vaksinat

Kjo konferencë është në vijim të traditës së njohur që Departamenti i Farmacisë organizon prej vitesh. Ajo organizohet në bashkëpunimin me Urdhërin e Farmacistëve të Shqipërisë, Univeristetin e Pisës dhe Univeristin Federico II të Napolit.

Në fjalën përshëndetëse në këtë konferencë  Rektorja e Albanian University Prof.Dr. Kaliopi Naska u fokusua në kontributin që “stafi akademik i Albanian University, në veçanti ai i Fakultetit të Shkencave Mjekësore po jep me  anë  të Konferencave  Shkencore Ndërkombëtare në bashkëpunim me universitete prestigjioze italiane në  integrimin  e mendimit akademik shqiptar në debatin shkencor mbi përballimin e Covid-19  bazuar në studime të thelluara e  serioze nga  protokollet e mjekimit deri tek  efikasiteti i vaksinave.”

Konferenca u përshëndet gjithashtu  nga Zv/Rektori i Albanian University për Kërkimin Shkencor Akad.Emeritus Prof.Dr. Anesti Kondili, zv Rektor i anës mësimore Prof.Asoc. Aida Dama, Dekani I Fakulteitt të Shkencave Mjekësore Dr. Erda Qorri dhe drejtuesja e Departamantit të Farmacisë Dr. Kleva Shpati.

Prezantimet e konferencës ishin studime shkencore mbi efikasitetin e ilaceve të ndryshme, të vaksinave të ndryshme. rolin e farmacistit në përballimin e pandemisë dhe u paraqitën nga personalitete italiane si Prof..Antonello Santini   dhe Prof. Alma Martelli dhe ato shqiptare si Prof. Aurel Nuro dhe Dr Delina Xhafaj, Dr, Nevila Heta, Dr. Florian Rustemi, Dr. Sonila Vito,  etj