Projekti Dora Robotike nis konkretizimin e tij

Sot ishin të pranishëm në ambjentet e Albanian University UFO kolegët e Departamentit të Mekatronikës të Universiteti i Prishtinës në kuadër të projektit të përbashkët “Dizenjimi dhe konstruktimi i dorës robotike të komanduar për lëvizje të ndryshme”. Në takim ishte e pranishme edhe rektorja e Universitetit Prof. Dr. Kaliopi Naska. Nē fund të takimeve Prof. Arbnor Pajaziti, drejtues i projektit për Universitetin e Prishtinës mbajti një leksion të hapur për studentët dhe pedagogët e Departamenti i Inxhinierive – Albanian University. Ky projekt u mundësua falë financimit të Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit – AKKSHI.

zgjedhjajoteAU #kerkimshkencor #bashkepunim