Kjo konferencë është në vijim të traditës së njohur që Departamenti i Farmacisë organizon prej vitesh. Ajo organizohet në bashkëpunimin me Urdhërin e Farmacistëve të Shqipërisë, Univeristetin e Pisës dhe Univeristin Federico II të Napolit.
Në fjalën përshëndetëse në këtë konferencë Rektorja e Albanian University Prof.Dr. Kaliopi Naska u fokusua në kontributin që “stafi akademik i Albanian University, në veçanti ai i Fakultetit të Shkencave Mjekësore po jep me anë të Konferencave Shkencore Ndërkombëtare në bashkëpunim me universitete prestigjioze italiane në integrimin e mendimit akademik shqiptar në debatin shkencor mbi përballimin e Covid-19 bazuar në studime të thelluara e serioze nga protokollet e mjekimit deri tek efikasiteti i vaksinave.”
Konferenca u përshëndet gjithashtu nga Zv/Rektori i Albanian University për Kërkimin Shkencor Akad.Emeritus Prof.Dr. Anesti Kondili, zv Rektor i anës mësimore Prof.Asoc. Aida Dama, Dekani I Fakulteitt të Shkencave Mjekësore Dr. Erda Qorri dhe drejtuesja e Departamantit të Farmacisë Dr. Kleva Shpati.
Prezantimet e konferencës ishin studime shkencore mbi efikasitetin e ilaceve të ndryshme, të vaksinave të ndryshme. rolin e farmacistit në përballimin e pandemisë dhe u paraqitën nga personalitete italiane si Prof..Antonello Santini dhe Prof. Alma Martelli dhe ato shqiptare si Prof. Aurel Nuro dhe Dr Delina Xhafaj, Dr, Nevila Heta, Dr. Florian Rustemi, Dr. Sonila Vito, etj