Konferenca e parë e Specializantëve “ Orthodontic and surgical treatments in modern Dentistry”

Bashkëpunim i  ” Albanian University” me Universitetin e Ferraras

Fakulteti I Shkencave Mjekësore në Albanian University  në bashkëpunim me Departamentin e Stomatologjisë në Universitetin e Ferraras nisi sot  Konferencën e Parë  të Specializantëve të Ortognatodoncisë dhe Kirurgjisë Orale  të dy universiteteve partnere.

Konferenca e cila përmbledh 13 punime kërkuesish shkencorë në fushën e stomatologjisë nga Shqipëria dhe Italia u përshëndet nga zv rektori për Kërkimin Shkencor në Albanian University, Profesor  Akademik Emeritus, Anesti Kondilli dhe dekanët respektivë të dy fakulteve organizatore Profesor Giuseppem Siciliani dhe Profesor Erda Qorri si edhe profesoret Prof Dr. pavli Kongo, Livio Gallotini, Masimo Galli e Filip Zoto.

Prezantimet në konferencë pritet të sjellin risi në fushën e trajtimeve dentistrike, por edhe në metodat e reja të mësimdhënies  ndikuar nga revolucioni teknologjik si Sfida me të cilat po përballet Shkolla e Stomatologjisë.