Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Inxhinjerike organizon ditët e informimit për programet Master

Stafi akademik i Fakultetit të Shkencave  Ekonomike dhe Inxhinjerike në bashkëpunim me Zyrën e Karrierës dhe të Alumnit zhvilluan ditet e orientimit të studentëve që dëshirojnë të vijojnë studimet në nivelin Master në këtë fakultet të “Albanian University”.

Takimet online me studentë të interesuar ofruan një panoramë  të kurrikulave, stafit akademik, stafit administrativ, bashkëpunimet me universitetet partnere, organizatat e biznesit dhe kompanitë e rekrutimit që ndihmojnë në integrimin në tregun e punës së studentëve të ketij Fakulteti.