Hapet thirrja për aplikim për mobilitet studentësh në Universitetin e Pisa

Departamenti i Farmacisë – pjesë e Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Albanian University hap thirrjen e parë për aplikime për  studentët e programit të integruar Master i Shkencave në ” Farmaci” në programin Erasmus + në bashkëpunim me Universitetin e PISA Departamenti i Farmacisë  (https://www.unipi.it/index.php/internazionale) për vitin akademik 2019 – 2020, semestrin e dytë.
 
Dokumentet duhet të dërgohen të skanuara deri më 30.10.2019 në e-mail: fshm@albanianuniversity.edu.al
Dokumentet e kërkuara për aplikim jane :
 
1. CV
2. Letër motivimi
3. Lista e notave
4. Certifikimi i gjuhës (anglisht ose italisht)
5. Të hënën 04.11.2019, në ora 13.00, do të zhvillohen intervista me studentët aplikante.