Hapet thirrja për aplikim për mobilitet studentësh në kuadër të programit Erasmus+ me Institute of Higher Education for Industrial Art and Desig ISIA FAENZA, Itali

Në kuadër të programit Erasmus+ me ‘Institute of Higher Education for Industrial Art and Design’ (ISIA) Faenza, hapet thirrja për aplikim për mobilitet studentësh për Departamentin e Psikologjisë dhe Art Dizajnit, për vitin akademik 2024 – 2025.

Studentët e përzgjedhur do të kenë mundësi të ndjekin tre muaj në semestrin e dytë (Janar – Qershor 2025) pranë këtij universiteti për studim.

1. Kriteret e pranimit:

a. Studentë të Programit të Studimit Psikologji e Përgjithshme dhe Art Dizajn

b. Mesatare mbi 7.0

c. Njohja e mire gjuhës angleze

Më shumë detaje për lëndet mund të gjenden tek faqja e universitetit https://www.isiafaenza.it/en/vademecum-2/

2. Studentët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar dokumentat e nevojshme për aplikim: a. Formular aplikimi (https://forms.office.com/pages/responsepage.aspx?id=zqOSjVkM0UWFTCD5c9X9XupESlNLN35PgsBYy_nZ5tlUQ1IwQ1hSMjkwR1YzMU9ZRDFZSDY3WlpMSi4u&route=shorturl)

a. CV

b. Letër motivimi

c. Listë notash

d. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (të paktën niveli B1). Nëse studenti nuk e ka të mbrojtur anglishten do të mundësohet një test nga Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes pranë “Albanian University” për përcaktimin e nivelit të njohjes së gjuhës angleze

e. Certifikime të tjera

f. Kopje e një dokumenti identiteti (kartë identiteti ose pasaportë).

Dokumentat duhet të dërgohen të skanuara në periudhën 30/10/2024 në e-mail: a.halimi@albanianuniversity.edu.al dhe o.borici@albanianuniversity.edu.al