”Edukimi dhe roli i përdorimit të teknologjisë si risi në didaktikën e mësimdhënies’’

ALBANIAN UNIVERSITY

Fakulteti i Shkencave Shoqërore

Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes

Organizoi Leksionin e hapur (tryezë të rrumbullakët ) me temë:

”Edukimi dhe roli i përdorimit të teknologjisë si risi në didaktikën e mësimdhënies’’

Drejtuar nga pedagogia Dr. Albana Tahiri

Nëpërmjet këtij leksioni të hapur, si pjesë e formimit akademik e social u synua t’u vijë në ndihmë studentëve që profesionalizimin e tyre dhe njohuritë e marra në fakultet,t’i zbatojnë në praktikë si edukatorë të suksesshëm.
U trajtuan me detaje dhe me shembuj praktikë, se si edukimi e didaktika e mësimdhënies përcjellin parime, kritere, standarde, informacione, strategji, teknika, metoda dhe forma pune të larmishme në mënyrë që mësimdhënia dhe të nxënit në shkollë të bëhet, interaktive dhe e suksesshme..

Theksi u vendoset tek:
 Influenca e teknologjisë në tërësinë e komponentëve të mësimdhënies dhe të nxënies.

 Organizimi i procesit mësimor,strukturës mësimore me bazë kompetencash, lidhja e kompetencave kyçe me standardet e fushave lëndore.

 Risitë didaktike, ku kreativiteti dhe ndërveprimi i strategjive e teknikave rrisin cilësinë në mësimdhënie dhe në të nxënë.

 Mësimi i gjuhës amtare, i vlerësuar si bazë e zhvillimit intelektual, emocional e social për nxënësit.