Cikli i Trajnimeve për Hartimin dhe Shkrimin e projekteve ndërkombëtare rajonale WBF 6th Call

Zyra e Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike ka organizuar Ciklin e Trajnimeve për Hartimin dhe Shkrimin e projekteve ndërkombëtare rajonale WBF 6th Call

Përgjatë muajit Dhjetor, 2023, Zyra e Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike ka organizuar Ciklin e Trajnimeve për Hartimin dhe Shkrimin e projekteve ndërkombëtare rajonale WBF 6th Call, i përbërë  nga 5 trajnime të përjavshme, në  drejtimin e konsulentes për projektet Znj. Belina Bedini. Ky proces përfundoi me sukses lidhur me fazën e parë, u realizua aplikimi në këto projekte nga disa grupe të  kërkimit shkencor të  Albanian University. Gjithashtu, është  realizuar përgjatë  këtij muaji, trajnimi për promovimin e punës shkencore individuale të  personelit akademik si vlerë e shtuar në vizibilitetin e Albanian University të shprehur me renditjen e konsiderueshme dhe solide në Indeksin kombëtar të rankimimit National H Index. Trajnimet të  cilat janë  ndjekur nga bërthamat e kërkimit shkencor të  Albanian University kishin si qëllim rritjen e kapaciteteve në  kërkim-zhvillim, si dhe promovimin  e cilësisë  së  botimeve.