Studentët e programit të studimit Bachelor në Financë-Bankë, vizitë pranë Bordit të Mbikqyrjes Publike.

Departamenti i Shkencave Ekonomike, në kujdesin e pedagoges Dr. Brikena Tolli, organizoi me studentët e programit të studimit Bachelor në Financë-Bankë një vizitë pranë Bordit të Mbikqyrjes Publike. Studentët u pritën nga drejtoresha e institucionit Znj. Erjola Vejzati e cila i njohu ata me institucionin, me rolin dhe rëndësinë që ai ka në mbikqyrjen dhe sigurinë e raportimit financiar, në krijimin e një mjedisi transparent dhe të mbikqyrur të shërbimeve që ofrojnë profesionistët e kontabilitetit dhe të auditimit. 
Studentët u përfshinë në diskutime të frytshme duke treguar interes për profesionin e kontabilistit dhe audituesit si një mundësi karriere për të ardhmen e tyre pasuniversitare.