Albanian University me kapacitetin e tij të lartë kërkimor-shkencor si përfitues i granteve të Horizon Europe i mundëson personelit akademik dhe kërkuesve shkencorë të ndjekin Platformën e Botimeve Shkencore “Open Research Europe” (ORE) duke u bërë pjesë e saj me publikimet e tyre. Në kuadër të perspektivës për thellimin e kërkimit shkencor në kontekstin ndërkombëtar, Zyra e Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike, prezanton personelin akademik dhe kërkuesit shkencorë të Albanian University me njoftimin nga Komisioni Europian për Platformën e Botimeve Shkencore “Open Research Europe” (ORE).
Çfarë është Open Research Europe (ORE) – Burimi elektronik: platform website,
Open Research Europe është platforma e publikimit shkencor me akses të hapur e Komisionit Evropian e prezantuar në Mars 2021 si një shërbim opsional dhe pa kosto për përfituesit e granteve të Horizon Europe, ndër të cilët është edhe Albanian University. ORE u krijua në funksion të mbështetjes së botimit me akses të hapur si modus operandi për botimet shkencore në të ardhmen dhe për të mbështetur përvetësimin e politikës së KE të aksesit të hapur.
Si funksionon platforma? – Burimi elektronik: how it works ; this short video; Open Research Europe playlist in DG R& I
Platforma është një shembull i suksesshëm i botimit me akses të hapur i udhëhequr nga Komisioni me mbështetjen e botuesve akademikë profesionalë dhe studiuesit e çdo fushe mund të publikojnë në ORE. Platforma ka politika dhe udhëzime të forta shkencore që duhet të përmbushen nga të gjithë autorët. Ajo mbështetet nga një bord këshillimor shkencor ndërkombëtar dhe është i indeksuar në indeksues të rëndësishëm, si Scopus, PubMed dhe shumë të tjerë.