Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore patëm kënaqësinë të mirëpresim Dr. Nurbanu Bulgur, Koordinatore e Programit Erasmus pranë Universitetit Sakarya në Turqi.
Në kuadër të vizitës së saj, Dr. Bulgur mori pjesë në Konferencën Shkencore të Infermierisë të organizuar nga institucioni ynë, ku ndoqi me interes punimet dhe diskutimet e zhvilluara. Gjithashtu, ajo pati mundësinë të njihet nga afër me infrastrukturën akademike, laboratorët dhe ambientet mësimore të Albanian University.
Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për pjesëmarrjen dhe kontributin e Dr. Bulgur. Vizita të kësaj natyre përbëjnë një vlerë të shtuar për zhvillimin e marrëdhënieve akademike ndërkombëtare dhe hapin rrugën për iniciativa të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe shkëmbimit akademik.
Jemi të bindur se ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të një bashkëpunimi afatgjatë dhe frytdhënës midis Albanian University dhe Universitetit Sakarya.






