
Albanian University me përfaqësues nga Zyra e Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike, përfshirë Prof. Assoc. Valbona Loshi, Dr. Delina Xhafaj dhe Kordinatoren e Projektit Horizon 2020 “RESILIENCE” Dr. Gilberta Hadaj, së fundmi morën pjesë në Workshop-in e Palëve të Interesuara në Horizon Europe së bashku me Pikat Kombëtare të Kontaktit të sapo zgjedhura (NCP). Diskutimet ishin dinamike duke u fokusuar në sfidat institucionale dhe strategjitë për aplikime të suksesshme të Horizon Europe. Kontributet e këtij takimi u shprehën me rekomandime konkrete për projektin EU4Innovation, që synon mbështetjen për thirrjet e ardhshme të Horizon Europe, krijimin e mundësive për rrjetëzime të frytshme dhe ndërtimin e bazës për nismat e ardhshme bashkëpunuese.
Më shumë informacion:
#AlbanianUniversity #HorizonEurope#Researchoffice #EU4Innovation #ResearchCollaboration



