Aktiviteti shkencor i AU-së me Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë në kuadër të projektit evropian RESILIENCE

Në datën 16 prill 2025 u zhvillua në sallën e bibliotekës së AU-së aktiviteti shkencor në kuadër të infrastrukturës kërkimore shkencore të projektit evropian RESILIENCE, i cili u mundësua nga bashkëpunimi i “Albanian University” me Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë të përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm i saj Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja i cili trajtoi temën : “Dialogu Ndërfetar dhe Roli i Prijësve Fetarë në Shtetformimin Shqiptar“. Aktiviteti u moderua nga Prof. Dr. Kaliopi Naska, që vlerësoi ecurinë e këtij aktiviteti shkencor që sjell në vëmendjen e të gjithëve, brenda dhe jashtë vendit, kontributet, historinë dhe vlerat e krijuara dhe të ruajtura ndër shekuj, nga këto komunitete fetaredhe falenderoi angazhimin e studiuesit të mirënjohur  Prof. Gentit për praninë dhe trajtimin e kësaj teme, që vijon të kontribuojë dhe të frymëzojë brezat me punën e tij, për të bërë prezent kontributin kombëtar të dhënë nga të gjitha komunitetet fetare, duke evidentuar kontributin e prijësve fetarë që lanë gjurmë me vlerat e krijuara në historinë dhe shtetformimin kombëtar shqiptar. Prof. Genti Kruja me një eksperience të madhe në studimin e Bashkëjetesës  fetare dhe diversitet fetar në Shqipëri nxori në pah përmes dokumentacionit në këtë ligjërim thesaret e fshehura të veprimtarisë dhe kontributit të disë prijësve fetarë në shërbim të kombit dhe të shtetit shqiptar, duke pasqyruar më tej dhe sfidat e diversitetit fetar. Zhvillimi i këtij aktiviteti i dha një mundësi pedagogëve dhe studentëve të shprehnin interes për trajtimin shkencor dhe i drejtuan një sërë pyetjesh për informacionet e sjella.  Me përgjigjet e dhëna Prof. Genti mundësoi pasurimin e studentëve dhe kërkuesve shkencorë me informacione në drejtim të historisë, dhe të kulturës të  komuniteteve fetare dhe prijësve të tyre që morrën pjesë në të, që të njihen dhe të zhvillojnë më tej studimet  në rishikimin e historisë së kombit shqiptar, duke i kthyer historisë dhe kulturës sonë ato vlera kombëtare, të dhëna nga këto figura fetare që iu përkushtuan kombit dhe krijimit të shtetit shqiptar duke lënë gjurmë në historinë kombëtare.