Avancimi i të diplomuarve dhe zhvillimi i kapaciteteve të universiteteve në Shqipëri (GRADUA)
Projekti do të shoqërojë dhe mbështesë kryesisht universitetet shqiptare në ndërlidhjen me nevojat e shoqërisë me një fokus të veçantë në qëndrueshmërinë, ndërtimin e kapaciteteve dhe ndarjen e praktikave më të mira; aktivitetet e planifikuara do të rrisin aftësitë e stafit universitar në përkrahjen e zhvillimit të karrierës së të diplomuarve, zhvillimin e praktikave profesionale dhe bashkëpunimin e strukturuar me botën e biznesit, mjete efektive për udhëheqjen e karrierës dhe orientimin e studentëve në tregun e punës, mjete të avancuara dhe konkurruese për hulumtimin e arsimit të lartë dhe analizën e tregut shqiptar të punës.
Objektivat e projektit:
- Ndërtimi i kapaciteteve të universiteteve shqiptare për monitorimin e diplomave dhe punësueshmërinë duke transferuar praktikat më të mira të BE-së;
- Fuqizimi i universiteteve shqiptare në përputhje me reformën e vazhdueshme të sistemit shqiptar të arsimit të lartë;
- Forcimi i lidhjeve ndërmarrje-universitet;
- Rritja e bashkëpunimit midis universiteteve në nivel lokal;
- Mbështetja e një tregu të hapur për kapitalin njerëzor të kualifikuar në Shqipëri;
- Përmirësimi i cilësisë së sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri sipas standardeve ndërkombëtare.
Partnerët:
- Universiteti Bujqësor i Tiranës
- Universiteti i Arteve
- Universiteti i Mjekësisë
- Universiteti Politeknik i Tiranës
- Universiteti i Tiranës
- Universiteti POLIS
- Albanian University
- Universiteti Europian i Tiranës
- Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
- Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve
- Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë
- United Nations Development Programme, Tiranë
- Universiteti i Sienës
- Instituti Universitar i Lisbonës
- Universiteti i Barcelonës
- Universiteti i Bolonjës
- Konsorciumi ndëruniversitar AlmaLaurea
Website i projektit: http://www.graduaproject.com/
Personi i kontaktit: Prof.Asoc.Dr. Genta Rexha genta.rexha@albanianuniversity.edu.al