“UCU Staff Week in Wroclaw 2025”

Me rastin e javës ndërkombëtare “UCU Staff Week in Wroclaw 2025”, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të veçantë ndaj UCU për organizimin e shkëlqyer dhe mikpritjen profesionale.  Albanian University pati kënaqësinë të përfaqësohej nga Prof. Dr. Julian Fink, Rektor i zgjedhur, Prof. Assoc. Dr. Erda Qorri, Dekane e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Dr. Eglantina Merkaj drejtuesja e njësis së Sigurimit të Brendshëm të Cilësis dhe MSc Fiona Nishani, koordinatore Erasmus për këtë fakultet. Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për shkëmbim përvojash dhe krijim partneritetesh të reja me institucione te Bashkimit Evropian.

Gjatë javës patëm mundësinë të diskutojmë tema mjaft të vlefshme mbi ndërkombëtarizimin, COIL, strategjitë e partneriteteve dhe integrimin e Service Learning në kurrikula, ide që  do të implementohen edhe në universitetin tonë. Përveç sesioneve akademike, patëm edhe momente të bukura turistike që na lejuan të zbulojmë bukuritë e qytetit Wroclaw, i cili na la përshtypje të mrekullueshme. Faleminderit UCU për bashkëpunimin dhe frymëzimin e çmuar!

Ky aktivitet përfaqësoi një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të rolit tonë në hartën akademike evropiane, duke tejkaluar kuadrin informues dhe duke krijuar hapësira reale bashkëpunimi.
Ai vërtetoi se ndërkombëtarizimi nuk është më një aspiratë, por një domosdoshmëri e prekshme dhe e zbatueshme.