Në kuadër të programit Erasmus+ me Universitetin Arktik të Norvegjisë, hapet thirrja për aplikim për shkëmbim studentësh, për vitin akademik 2022 – 2023.
Shkëmbimi mundësohet për studentët e programit të studimit Master Profesional në “Sisteme të Energjisë”.Studentët fitues do të punojnë për temën e tyre të diplomës 2 – 3 muaj në laboratorët e Universitetit Arktik të Norvegjisë.Studentët e interesuar, me mesatare mbi 7.0, mund të aplikojnë duke dërguar dokumentat e nevojshme për aplikim:
1. CV,
2. Letër motivimi,
3. Listë notash të programit Bachelor të përfunduar,
4. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (të paktën niveli B1). Nëse studenti nuk e ka të mbrojtur anglishten do të mundësohet një test nga Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes pranë “Albanian University” për përcaktimin e nivelit të njohjes së gjuhës angleze,
5. Certifikime të tjera,
6. Kopje e një dokumenti identiteti (kartë identiteti ose pasaportë).
Dokumentat duhet të dërgohen të skanuara në periudhën 10.01 – 25.01.2023 në e-mailin: genta.rexha@albanianuniversity.edu.al.