Departamenti i Art Dizajnit, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike, “Albanian University” pjesë e ELIA

Duke nisur nga Dhjetori i vitit 2022, në  kuadër të  ndërkombetarizimit të programeve të ofruara prej tij, Departamenti i Art Dizajnit, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike, “Albanian University”, është bërë pjesë e rrjetit më të madh europian të artit dhe dizajnit ELIA

(https://elia-artschools.org/members/public_profile.asp?id=71351475).

ELIA është një rrjet europian i lidhur globalisht që ofron një platformë dinamike për shkëmbim dhe zhvillim në arsimin e lartë të arteve. Ai përfaqëson 286 anëtarë në 52 vende, në të gjitha disiplinat e artit; mbron arsimin e lartë për artet duke krijuar mundësi të reja për anëtarët e saj dhe duke lehtësuar shkëmbimin e praktikave të mira. ELIA i realizon qëllimet e saj duke organizuar ngjarje, duke formuar grupe pune ndërmjet anëtarëve, duke marrë pjesë në projekte kërkimore dhe duke prodhuar dokumente politikash që trajtojnë çështje aktuale.