Zyra e Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike organizoi më datë 24.11.2023 takimin e parë me bërthamat e zgjeruara shkencore të ngritura pranë “Albanian University”

Zyra e Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike organizoi më datë 24.11.2023 takimin e parë me bërthamat e zgjeruara shkencore të ngritura pranë njësive bazë në tre fakultetet e “Albanian University”: 

Fakulteti i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave te Aplikuara dhe Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Shoqërore

 

Aktiviteti u drejtua nga Zv. Rektori për kërkimin shkencor Prof.Asoc. Bergin Gjonaj  dhe drejtuesja e ZKKSHBA, Prof. Asoc. Valbona Loshi. Të pranishëm  në takim ishin Dr. Delina Xhafaj, drejtuese e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe  Dr. Belina Bedini, konsulente pranë ZKKSHBA për projektet kombëtare dhe të huaja. Grupet kërkimore u njohën me prioritetet e vendosura  për kërkimin shkencor për vitin akademik 2023-2024 dhe diskutuan mbi mundësitë e afërta për angazhim në programet europiane dhe rajonale të kërkimit shkencor. 

 

Aktiviteti garantoi potencialin e bashkëveprimit kërkimor mes bërthamave shkencore dhe strukturave drejtuese të kërkimit shkencor pranë Rektoratit. Si rezultat i këtij takimi, nisi interesimi konkret dhe angazhimi për aplikimin në thirrje të projekteve ndërkombëtare. 

I urojmë suksese ekipeve të punës shkencore!