1 vend vakant : Departamenti i Inxhinierive

Vende Vakante

Viti akademik 2023-2024, semestri i parë

Departamenti i Inxhinierive shpall vendin vakant dhe kriteret si më poshtë:

I.1 (një) personel akademik me kohë të plotë (Asistent Lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.

Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

– Të kenë mbaruar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.

– Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).

– Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.

– Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.

– Të kenë njohuri të mira në lëndët:

· Bazat e telekomunikacionit,

· Bazat e elektronikës,

· Elektronika analoge/Elektronika dixhitale,

· Sisteme elektronike,

· Elektronika e fuqisë.

· Të interesuarit mund të aplikojnë me një CV dhe letër interesi në adresën elektonike e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al.

· Aplikimet janë të hapura deri më 15 Janar 2024.