Studentët e “Albanian University”ndjekin leksionin e hapur për “Aftësimin në Media dhe Informacion” të realizuar në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.

Studentët e “Albanian University” vizituan të martën Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, ku ndoqën një cikël leksioni mbi “Aftësimin në Media dhe Informacion”. Të interesuar mbi shërbimet online që ofron BKSH-ja përmes faqes së saj zyrtare (www.bksh.al), studentët u njohën me mjetet të cilat lehtësojnë dhe ndihmojnë qasjen në informacion, si: Katalogët online, Biblioteka digjitale, e-Bibliografi etj. Krahas tyre studentët u njohën edhe me burimet e informacionit që ofron Këndi Amerikan në BKSH, si dhe me programet e ndryshme që zhvillohen në këtë hapësirë moderne leximi.

“Aftësimi në Media dhe Informacion”, si një formë e re komunikimi me publikun e gjerë, po shfrytëzon teknologjitë e reja si burime referuese, duke nxitur bashkëveprimin e publikut me bibliotekën.