Zhvillohet në “Albanian University” trajnimi: “BLS&D Guidelines të reja nga American Heart Association”

Në ambjentet e “Albanian University”, nën kujdesin e Dekanes së Fakuktetit të Shkencave Mjekësore Prof.Asoc.Dr. Erda Qorri, janë ftuar Drejtori Përgjithshëm QKUM Dr. Skënder Brataj dhe ekipi i mrekullueshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, të cilët organizuan trajnimin “BLS&D Guidelines të reja nga American Heart Association”.
Një falenderim i veçantë për alumnin e Departamentit të Stomatologjisë Alba Xhafaj e cila pjesë e këtij ekipi ndihmoi në realizimin e këtij trajnimi! “Albanian University” djep i dijes për formimin e profesionistëve!