Albanian University
NUIS J82025002B
Tiranë, më 31 Tetor 2023
Vende Vakante
Viti akademik 2023-2024, semestri i parë
- Departamenti i Shkencave Ekonomike: 2 vende vakante
Departamenti i Shkencave Ekonomike shpall vendet vakante dhe kriteret si më poshtë:
- 1 (një) personel akademik me kohë të plotë (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor “Manaxhimit”.
- 1 (një) personel akademik me kohë të plotë (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor “Ekonomiksit”.
Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur Doktoratën në fushat e Manaxhimit ose Ekonomiksit dhe/ose ekspertizë të spikatur në fushat përkatëse;
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë) të studimeve Master, nëse nuk ka Doktoraturë;
- Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune dhe eksperiencë në mësimdhënie;
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh;
- Të kenë njohuri të mira në lëndët që duan të angazhohen.
Të interesuarit mund të aplikojnë me një CV dhe letër interesi në adresën elektonike e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al.
- Aplikimet janë të hapura deri më 10 Nëntor 2023.