Albanian University mirëpret Dr. Aleksei Emilianov nga Universiteti i Jyväskylä, Finlandë

Albanian University, pati nderin të mirëpresë Dr. Aleksei Emilianov nga Universiteti i Jyväskylä, Finlandë.

Gjatë kë saj jave, universiteti ynë ka qenë vendi i një serije leksionesh të hapura dhe takimesh të pasura, si pjesë e programit të mobilitetit Erasmus+.

Dr. Aleksei Emilianov solli me vete një pasuri të dijeve dhe eksperiencës së tij nga fusha e nanoteknologjisë. Para studentëve të programit të Farmacisë, ai prezantoi një përshkrim të aktivitetit shkencor me temën e pasionuar ‘Carbon Nanomaterials as Gas and Biosensors’, ‘Two–Photon oxidation of 2D materials and fabrication of antiviral surfaces’

Studentëve ju dha mundësia të mësojnë nga një kërkues shkencor i NanoScience Center Jyväskylä dhe të zgjojnë interesin e tyre për botën e nanoteknologjisë.