“Bërthama Shkencore e Departamenti i Farmacisë, ‘Kick off meeting’”

Bërthama Shkencore e Departamentit të Farmacisë u mblodh për të hartuar planin e punës vjetor për Kërkimin Shkencor të vitit akademik 2023-2024, në përputhje me Strategjinë e Kërkimit Shkencor të “Albanian University”.

Në këtë takim brainstorming multidisiplinor, synohen aplikime të reja në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe fuqizimin e punës shkencore eksperimentale për të përmirësuar dijen dhe kontributin tonë në fushën e farmaceutikës dhe shëndetit në përgjithësi.

Jemi të përkushtuar në zhvillimin e kërkimeve inovative që do të sjellin ndryshime pozitive në shoqërinë tonë dhe përtej saj.