Vend vakant

                                                            Tiranë, më 19.07.2024

Vend vakant

Albanian University shpall vend vakant për Personel ndihmës-akademik me karakter administrativ – sekretari mësimore.

  • Kriteret që duhet të përmbush kandidati:
  1. Të ketë përfunduar minimalisht studimet universitare të ciklit të parë (Bachelor);
  2. Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikuese të punës në grup;
  3. Të ketë eksperiencë pune në sekretari ose të ngjashme me të;
  4. Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit Microsoft Office; 
  5. Të ketë njohuri të mira në një nga gjuhët e huaja perëndimore.
  • Detyrat kryesore:
  • Regjistron studentët në çdo fillim viti akademik;
  • Regjistron të gjitha të dhënat e studentëve në arkivin kompjuterik, sipas vitit dhe sipas grupeve;
  • Ndjek vijueshmërinë dhe korrektësinë e stafit akademik në plotësimin e proces-verbaleve të provimeve dhe raporton mbi të;
  • Shpërndan dhe merr në dorëzim proces-verbalet me datat dhe lëndët;
  • Hedh notat në regjistrin përkatës;
  • Përpilon dhe firmos vërtetime notash të kërkuara nga studentët;
  • Informon studentët dhe pedagogët për çështje organizative dhe teknike që lidhen me provimet;
  • Informon në mënyrë operative mbi orare, salla mësimi e provime.


    Kandidatët duhet të sjellin CV dhe letër interesi në adresën e-mail:
    burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al  brenda datës 26.08 2024.