“Albanian University” feston Ditën e Europës

posteri “Albanian University” feston Ditën e Europës

Dita e Evropës e mbajtur më 9 maj çdo vit feston paqen dhe unitetin në Evropë. Kjo datë shënon përvjetorin e “Deklaratës së Shumanit” historike që parashtronte idenë e tij për një formë të re të bashkëpunimit politik në Evropë.

Për ta përkujtuar atë me respekt dhe përgjegjësi, “Albanian University” dhe Qendra Traditë-Art-Libra, organizuan veprimtarinë e promovimit të librit monografi “Robert Shuman, Ati i Europës” me autor Rëne Lëzhën, me përkthyes Z. Pëllumb Nako nga shtëpia botuese ‘Eugen’.

Aktiviteti u organizua nën kujdesin e Prof. Dr. Kaliopi Naska, dhe Z. Xhevair Lleshi botues i monografisë, nën moderimin e Prof. Dr. Enver Bytyçi. I ftuar nderi Rektor Prof. Dr. Pavllo Kongo mbajti fjalën përshëndetëse. Përkthyesi, Z. Pëllumb Nako bëri një prezantim të përgjithshëm të librit, ndërsa u diskutua më gjerë për figurën e R.Shuman nga Prof.Asoc.Dr. Enver Bytyçi, pedagogia Dr. Elira Luli dhe studentja e Shkencave Politiko Administrative Znj. Jonida Ciko. Pas diskutimeve interesante pjesëmarrësit dhe studentët u ftuan të shikonin një material dokumentar rreth propozimit të Schuman-it që konsiderohet të jetë fillimi i Bashkimit Evropian.