Pjesëmarrja e “Albanian University” në Konferencën e VII-të Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të Shkencave Politike Juridike, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës

Më 5 Maj 2023 “Albanian University” përfaqësohet me pjesëmarrje aktive në Konferencën e Shtatë Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të Shkencave Politike Juridike, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës me titull: ” Shteti, Shoqëria dhe e Drejta: sfidat socio-ekonomike e politike dhe kushtet për paqe dhe siguri”.

Përfaqësues të stafit akademik të “Albanian University” ndoqën zhvillimin e kësaj Konference dhe morën pjesë me kumtime shkencore. Fakulteti i Shkencave Shoqërore pranë “Albanian University”, u përfaqësua me punime nga stafi akademik Dr. Elisabeta Kafia, Dr. Silva Ibrahimaj, Dr. Doriana Pano, Dr. Idriz Haxhiaj, Msc. Entiola Pano, Dr. Jonida Haxhiu, Dr. Dritan Taulla, Dr. Brunilda Laboviti, Dr. Elira Luli.

Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, ndër të tjera, përshëndeti dhe vlerësoi bashkëpunimin me Universitetet partnere pjesëmarrës në këtë Konferencë Shkencore Ndërkombëtare që reflektoi dinamikat kryesore të zhvillimeve të sotme në fushën e politikës, ligjit, administrimit publik, komunikimit e historisë.