Fakulteti i Shkencave Mjekësore fton të gjithë kërkuesit shkencorë, profesionistët dhe çdo të interesuar të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Mjekësore, e cila organizohet me rastin e 20 vjetorit të Albanian University. Konferenca do të zhvillohet në Tirana International Hotel në datat 26-27 Prill.
Abstraktet do të publikohen në librin e abstrakteve të konferencës. Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është data 30 mars 2024, në adresën optime@albanianuniversity.edu.al Pas pranimit nga bordi shkencor i konferencës, artikujt e plotë do të publikohen në numrin e radhës të Revistës Optime, e pajisur me ISBN. Afati i fundit për dorëzimin e artikulit të plotë është data 15 prill.
Konferenca synon të promovojë njohuritë dhe risitë në fushat e stomatologjisë, farmacisë, infermierisë, fizioterapisë, e jo vetëm, nëpërmjet bashkëpunimeve ndër dhe interdisiplinore mes kërkuesve, profesionistëve dhe akademisë. Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë. Aktiviteti është i akredituar.
Ju mirëpresim në këtë aktivitet shkencor jubilar të rëndësishëm.
Bordi organizativ i konferencës.