Sot, në kuadër të infrastrukturës kërkimore shkencore RESILIENCE, si bashkëpunim midis “Albanian University” dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, u zhvillua një webinar i mbajtur nga Akademik Prof. Dr. Shaban Sinani mbi “”Codex Purpureus Beratinus” in UNESCO’s “Memory of the World” Programme”.
Prof. Asoc. Dr. Genta Rexha prezantoi tek pjesëmarrësit infrastrukturën kërkimore shkencore RESILIENCE, që synon të nxjerrë në pah përmes këtyre aktiviteteve thesaret e fshehura të kulturës fetare shqiptare, për t’i vënë ato në dispozicion të të gjithë studiuesve, studentëve dhe grupeve të interesit.
Profesor Shaban Sinani bëri një prezantim të pasur dhe shumë shterues mbi përmbajtjen, historinë dhe restaurimin e Codex Purpureus Beratinus, i cili është një nga dorëshkrimet fetare më të vjetra në Shqipëri.
Webinari u mbyll me vullnetin e ndërsjelltë për bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen në kuadër të infrastrukturës kërkimore shkencore RESILIENCE.