Dita Informuese për thirrjen AKKSHI për aplikime të përbashkëta kërkimore, tekniko – shkencore, mes Shqipërisë dhe Kosovës

“Albanian University” mbështet stafin akademik në aplikimet e përbashkëta kërkimore, tekniko – shkencore, mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Zyra e Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike pranë “Albanian University” zhvilloi Ditën Informuese për thirrjen për aplikime të përbashkëta kërkimore, tekniko – shkencore, mes Shqipërisë dhe Kosovës të hapura së fundmi nga Agjencia Kombëtare për Kërkim Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI).

Stafi i “Albanian University” u njoh me thirrjen dhe procedurat për aplikime të suksseshme.